Behar Maliqi që është edhe kapiten i Feronikelit, ka folur pas takimit që e kishte me kryesinë.
Ai në një intervistë për Sport News të Klan Kosovës, ka thënë se kanë arritur marrëveshje me kryesinë e re.
“Kemi biseduar për gjithçka. Kryesia e re u zotua se kontrata aktuale do të respektohen. Ne nuk kemi menduar dy herë dhe kemi vazhduar”, ka thënë Maliqi.
Ditë më parë kryesia e kaluar që ja solli dy tituj kampioni klubit u largua.
Tashmë kryesia e re ka për kryetar Agim Kastratin. /Gazeta Olle/

