back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeMali i Zi po pret ekstradimin e 4 të arrestuarve në Kosovë

Mali i Zi po pret ekstradimin e 4 të arrestuarve në Kosovë

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Qeveria e Malit të Zi thotë se janë krijuar kushtet që Ministria e Drejtësisë të kërkojë nga institucionet e Kosovës ekstradimin e të arrestuarve Mario Millosheviqit, Gjorgje Paviqeviqit, Vukan Vujaçiqit dhe të Igor Mashanoviqit, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Malit të Zi

- Advertisement -

“Ministria e Drejtësisë ka marrë njoftimin zyrtar se në bazë të bashkëpunimit ndërkombëtar midis policisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, duke vepruar sipas një urdhërarresti të Interpolit të kërkuar nga Mali i Zi, se në Republikën e Kosovës janë privuar nga liria personat Mario Millosheviq, Gjorgje Paviqeviq, Vukan Vujaçiq dhe Igor Mashanoviq” thuhet në komunikatën e Qeverisë së Malit të Zi

Ndaj Millosheviqit (38), Vujaçiqit (23) dhe Mashanoviqit (22) Mali i Zi kishte shpallur fletarreste ndërkombëtare të Interpolit për shkak të vrasjes së Radomir Gjuriçkoviqit nga Cetina më 10 tetor të vitit 2016, në Cetinë.

Paviqeviqi (31) kërkohet për shkak ikjes nga Spitali Psikiatrik në Dobrote më 3 korrik të këtij viti. Ai vuante dënimin me burg për shkak të veprës penale kidnapim në përpjekje, dhe veprës penale detyrim në përpjekje.

Bëhet e ditur se Ministria e Drejtësisë e Malit të Zi është informuar se Vujaçiqi dhe Mashanoviqi ndodhen në Qendrën e Mbajtjes të Kosovës, me qëllim të zhvillimit të procedurës penale për shkak të veprave të kryera penale në Kosovë.

“Në pritje që këta persona të ekstradohen dhe të nxirren para drejtësisë në Mal të Zi, theksojmë se bashkëpunimi i ngushtë midis shteteve është forma më efikase e luftës kundër krimit të organizuar si një kërcënim për sigurinë e qytetarëve dhe zhvillimin e përgjithshëm dhe prosperitetin e secilës shoqëri”, theksojnë në Qeverinë e Malit të Zi, transmeton Koha.net.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/mali-i-zi-po-pret-ekstradimin-e-4-te-arrestuarve-ne-kosove-561575/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz