Malësorja shqiptare përplaset me serbët në Guci, dëgjojeni se çfarë iu thotë (VIDEO)

Përkundër faktit që nuk kanë siguruar leje ndërtimi nga kMartinaj omuna e Gucisë disa ekstremistë serbë sërish sot erdhën për të provokuar banorët e fshatit të Gucisë.
Sipas deklaratave të serbëve ata kishin ardhur për të bërë ca matje me gjeodet para nisjes së punimeve ndërtimore. Ardhja e tyre dje është vazhdimësi e provokimeve që kisha ultra-nacionaliste ortodokse serbe po i bën vazhdimisht ndaj këtij fshati shqiptar.
“Ti e ke vënë bojen aty a?”, i drejtohet gruaja shqiptare serbit.
“Nuk ka molim hiç… Po doni me na marrë edhe këtë…kishen tonë. Na nuk vijmë në Serbi”, dëgjohet duke thënë malësorja shqiptare duke u përplasur me serbët.
Banorët e fshatit dhe të Plavë Gucisë janë thellësisht të indinjuar me këto provokime të rrezikshme të cilat mund të kenë edhe pasoja dhe implikime më të rënda.

Lexo edheMe veshje kombëtare e plis në kokë, Albatriti uron në mënyrë të veçantë Nysretin
Në një video postim në Facebook shihet ballafaqimi verbal i banorëve të fshatit me njerëzit e kishës serbe.
Shtetet tona heshtin, ndërkaq banorët e Martinajve presin çfarëdo mbështetje institucionale në ballafaqim me kishën e Serbisë, e cila historikisht në vazhdimësi, së bashku me Akademinë e Shkencave të Serbisë, i ka krijuar planet hegjemoniste e ultra-nacionaliste serbomadhe, u ka paraprirë dhe i ka mbështetur ato me të gjitha mjetet, shkruan portali Plavaeguciasot.














