“Malesia ime, po të shkruaj nga mërzia”
Shkruan Albina Dreshaj *
Malesia ime, po te shkruaj nga merzia, e jo se e kisha në plan. Po e bëj këtë për të mbrojtur, së paku me shkrim, pasiqë kaluan zgjedhjet dhe ti vazhdon te jesh tem diskutimi, por asnjëri nuk tha dicka te mirë për ty; a thua pse? Apor, sepse jeton me njerkën, e nena Shqiperi nuk do tja di, a por sepse i ke të bijtë që zerin e shiten per pak, dhe mbrojtjes sate i vun kapak. Por shpresojmë, jo për gjatë!
Sot jemi ktu ku jemi, me tradhetar apo pa ta. E une, si bija jote, me aq zë sa kam, sa më dhë përmes votës, te betohem se do jem zeri i secilit njeri besnik që nuk të vuri çmim, zëri i asaj Malësi e cila është tepër e shtrenjtë, por çmim nuk ka.
Per fatin tend te keq, djepi yt Malësi rriti Juda, rriti shum sish, madje me shume se çka mund ta mendojmë. Juda për interes! E atyre nuk u behet vone per ty. Pazaret posht tavolinave u mbushin xhepin dhe punojnë në dëmin tënd. Po ti levizin kufit e po i falin bjeshket tua, te bijt e tu tradhetar. Po të çojnë drejt shkatrrimit dhe po mundohen te na njollosin te gjithëve, për t’i bërë shok vetit. Por sdo t’ia arrijnë qëllimit.

Lexo edheLibri “Drenica Djep i UÇK- së, Batalioni l”, i autorit Hamdi V. Thaqi nuk e pasqyron realitetin
Mund të kemi humbur betejen, por jo luften, sepse me guxim, besim dhe perpjekje, do ta arrijm te bëjmë Malësinë një vend me te mirë… Sepse Malësia e meriton!
* Autorja është anëtare e LDSH-së














