BallinaTeknologjiMakinat fluturuese po bëhen realitet

Makinat fluturuese po bëhen realitet

Të ngjajshme

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Trump: Shumë vende do të dërgojnë anije luftarake për Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Gaza goditet nga stuhia e rëres, banorëve iu kërkohet të strehohen

Banorëve të Gazës u është kërkuar të gjejnë strehim...

Makinat fluturuese do të dalin nga fashoja e fantashkencës për të hyrë në botën e realitetit, falë një prototipi që do të zbulohet brenda vitit 2017. TechSot.al i referohet njoftimit të Tom Enders, CEO i kompanisë Airbus, që vitin e kaluar për këtë qëllim krijoi divizionin Urban Air Mobility.

Duke folur në konferencën teknologjike DLD, që po mbahet në Monaco di Baviera, Enders la të kuptohej që demonstrimi i parë i automjetit fluturues, mund të mbahet brenda fundit të vitit.

TechSot.al raporton se objektivi i Airbus janë taksitë fluturuese elektrike, me fluturim dhe ulje vertikale nga një apo më shumë vendstacione, që prenotohen përmes një aplikacioni specifik që mund të shkarkohet në cdo telefon inteligjent.

Uber për momentin po teston një shërbim të ngjashëm të quajtur Uber Chopper, që të mundëson prenotimin e një helikopteri. Një nga konceptet e studimeve të Airbus, quhet Vahana, një mjet fluturues i autopilotuar që mund të transportojë pasagjerë ose mallra.

Një tjetër shkruan TechSot.al ka emrin provizor të CityAirbus, dhe është një lloj droni me shumë helika, i menduar për transport të shumë pasagjerëve që fillimisht do të ketë në bord një pilot, për të vijuar më pas përshtatjen në mënyrë të natyrshme me guidë autonome.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz