Makina rrëzohet në kanalin me ujë, tre të vdekur
BILLI

Lexo edheLDK-ja këtë javë nis ”rrëzimin” e Qeverisë

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Sipas policisë së Fierit, një makinë është rrëzuar në një kanal me ujë dhe si pasojë janë mbytur drejtuesi i mjetit dhe dy persona të tjerë.
“Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755. Për pasojë janë mbytur tre persona, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjere”, sqaron policia.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lexo edheLDK-ja këtë javë nis ”rrëzimin” e Qeverisë
/Ora News.tv/