Burime për Report Tv thanë se makina është me targa të Mitrovicës, 02 960 SN, në pronësi të Xhavit Osmanit, banor i kryeqendrës së veriut të Kosovës. Mbetet e pakonfirmuar nëse viktima është vetë pronari i automjetit. Burimet saktësuan se automjeti ka hyrë në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës rreth pesë ditë më parë.
Trupi i pajetë është i karbonizuar çka vështirëson identifikimin e viktimës. Ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Ndërsa ekipet mjeko-ligjore kanë marrë kufomën nga automjeti i djegur për t’i bërë ekspertizën dhe AND-në në morgun e QSUT në kryeqytet.
.jpg)
Njoftimi i Policisë:
Krujë.
Informacion paraprak.
Më datë 05.05.2018, në Derven, në fundin e një toke është djegur një mjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët gjatë kqyrjes së mjetit kanë dalluar mbetje të një shtetasi të djegur, ende të paidentifikuar.
Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
l.q.


