BallinaLajmeMakina bie në humnerë, 1 i vdekur 3 të plagosur

Makina bie në humnerë, 1 i vdekur 3 të plagosur

Të ngjajshme

​Pastrohet Liqeni i Badovcit, në aksion rreth 150 vullnetarë

Rreth 150 vullnetarë iu bashkuan aksionit, ndërsa 15–20 persona...

Incident në ndeshjen Vjosa-Vushtrria, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar si pasojë e një përleshje...

Ngjashmëri që habit, Santiana pozon me nënën dhe duken si binjake

Santiana Maloku ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një...

Aksident automobilistik në aksin rrugor Gramsh-Trashovicë. Bilanci një i vdekur dhe tre të plagosur. Ngjarja ka ndodhur sonte në mesnatë.

Automjeti tip Ford me targë AA 847 MY i drejtuar nga Agim Metani 57 vjeç, ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shoferi Agim Metani dhe kanë mbetur të plagosur tre shtetas të tjerë, transmeton Arbresh.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë reparti i zjarrfikëseve dhe policia të cilat dhanë ndihmën e parë duke transportuar të lënduarit për në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Por automjeti ka devijuar nga rruga dhe ka rënë në një lartësi të konsiderueshme duke përfunduar me gomat lart në fund të një gremine.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz