back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaTeknologjiMakina Apple është më shumë se katër rrota, ndërsa iPhone është çelësi

Makina Apple është më shumë se katër rrota, ndërsa iPhone është çelësi

Të ngjajshme

Blerim Sallahu nënshkruan Projekt-Kodin e Etikës për Ekspertët Gjyqësorë

Ministri i Drejtësisë dhe njëherit kandidati për deputet nga...

Një i lënduar nga aksidenti në rrugën e Varoshit

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në...

​KEK del me njoftim për punonjësit e vet

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një njoftimi për...
- Advertisement -
Zhurma të reja po qarkullojnë për një bashkëpunim të gjigantit të teknologjisë Apple me industrinë e makinave. Vitet e fundit kemi mësuar se shumica e prodhuesve të celularëve e kanë pranuar dominimin e Apple në këtë fushë, edhe pse ato nuk dorëzohen në prodhimin e pajisjeve të veta, dhe kjo ndoshta po çon Apple drejt eksplorimit të territoreve të reja tregtare.
Industria e makinave prej vitesh nuk po pëson zhvillime të rëndësishme. Çdo mjet kushton mijëra dollarë dhe nuk mund të blihet çdo vit nga qytetarët, siç mund të ndodhë me celularët.
Por zhurmat për “Projektin Titan” tashmë po dëgjohen kudo dhe fati i iniciativës do të mësohet prej vitit që vjen. Ai ka të bëjë me krijimin e një makine elektrike me aftësi vetëdrejtuese, dhe për këtë Apple ka hyrë në bisedime me prodhues mkinash si BMW, Daimler, e Magna Steyr.
Ata kanë caktuar dhe vendet e testimit të mjeteve të së ardhmes dhe po diskutojnë me autoritetet përkatëse të SHBA për rregullacionin që do të përfshijë produktin e tyre inovativ.

/Sot News/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz