back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajme“Majku srpsku”, kamarieri shqiptar nuk i duron turistët serbë të cilët e...

“Majku srpsku”, kamarieri shqiptar nuk i duron turistët serbë të cilët e provokuan

Të ngjajshme

10 mami shqiptare në pritje të ëmbël në të njëjtën kohë

Një rastësi e bukur ka bërë bashkë 10 mami...

Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin

Kandidati për kryetar të Lipjanit ng radhët e Lidhjes...

Media holandeze raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

Tek Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë, këtë të...

A dështoi VAR-i në Superligën e Turqisë? Ky gol nuk ju pranua sulmuesit të Fenerbahces

Skuadra e Fenerbahces është duke luajtur ndaj Trabzonsporit, ndeshjen...

Të martën mediat serbe bënë bujë me një lajm që ka të bëjë me dy turistë serbë, të cilët sipas tyre përjetuan siklet të madh kur kamarieri shqiptar i shau me “nënë serbe” në një kafene në Budva të Malit të Zi.

Turistët pretendojnë se morën një sërë ofendimesh vetëm sepse ata kërkuan një kod të wi-fi, në vendin ku më parë kishin porositur pije, transmeton IndeksOnline.

“Një mik dhe unë erdhën në pushime me familje dhe fëmijë të vegjël. U vendosëm në karriget në kuvertë të kafenesë dhe porositëm një pije normalisht. Meqenëse pashë që në internet të hapur interneti nuk mund të përdoret por vetëm Instagram dhe Facebook, unë i kërkova kamerierit një kod të wi-fi, por ai tha që ne nuk mund ta merrnim atë dhe se nuk ishte për ne” u shpreh turisti serb.

Kur u pyet nga turisti serb “çfarë jam unë”, kamerieri shqiptar u përgjigj “kafshë”. Kamarieri, i cili është shqiptar nga Maqedonia, në atë kohë shau turistët serbë me “nënën e tyre serbe”, dhe pas një grindjeje me kamerierin, burrat tanë u larguan nga bari, shkruan Danas.

Sidoqoftë, një ditë më pas, pronarja e lokalit përgenjeshtroi pretendimet e mediave serbe, duke thënë se e vërteta ishte krejtësisht e ndryshme nga ato që ishin shkruar.

Kristina Marovic deklaroi se në fakt turistët serb sulmuan stafin e kafenesë dhe se ata ishin në lokalin e plazhit, e jo në kafene.

“Ata kërkuan një kod për një wi-fi privat që nuk përdoret në ambientet tona, madje as ne, as stafi ynë. Kamerieri nuk mund t’u jepte fjalëkalimin e tyre dhe shpjegoi se ishte një rrjet privat. Kjo i zemëroi mysafirët, kështu që ata e sulmuan atë, ”thotë Kristina. /IndeksOnline/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz