BallinaJetëKurioziteteMaduro del sot para para gjykatës në Nju Jork, përballet me akuza...

Maduro del sot para para gjykatës në Nju Jork, përballet me akuza për trafik droge dhe armë

Të ngjajshme

Ish-presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij pritet të dalin sot para një gjykate në Nju Jork, në orën 17:00.

Në seancën e sotme, mbrojtja dhe prokuroria do të përballen mbi provat dhe ecurinë e çështjes, ndërsa pritet të caktohet edhe një datë për fillimin e gjyqit.

Avokatët e Maduros pretendojnë se administrata e Donald Tramp po pengon mbulimin e shpenzimeve ligjore nga Venezuela dhe po cenon të drejtat e tij kushtetuese. Ata kërkojnë nga gjykata ose rrëzimin e akuzave, ose një shqyrtim të plotë të provave.

Nga ana tjetër, prokurorët kërkojnë kufizimin e shpërndarjes së provave tek persona të tjerë, përfshirë çështjen për djalin e Maduros dhe një ministër në detyrë. Sipas tyre, ekziston rreziku që dëshmitarët të dëmtohen dhe provat të zhduken.

Sipas akuzës, Nikolas Maduro, bashkëshortja e tij Silia Flores, djali i tyre dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë marrë pjesë në një rrjet të trafikut të kokainës që nga viti 1999, në bashkëpunim me grupe të shpallura terroriste nga SHBA. Ata akuzohen gjithashtu për trafik droge drejt SHBA-së dhe përdorim armësh të paligjshme për realizimin e aktivitetit kriminal.

Autoritetet amerikane pretendojnë se para se të bëhej president, Maduro kishte ndihmuar trafikantët e drogës me dokumente dhe mbështetje logjistike, ndërsa pas marrjes së pushtetit në vitin 2013 lejoi që trafiku i drogës të zhvillohej në favor të tij dhe rrethit të tij.

Nikolas Maduro dhe Silia Flores i kanë mohuar të gjitha akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz