BallinaDrenica +Drenica KulturëMadheshtore: Prekazi vendi më i vizituar në shqiptari, ja sa milion vizitor...

Madheshtore: Prekazi vendi më i vizituar në shqiptari, ja sa milion vizitor ka pasur deri më tani

Të ngjajshme

Sali Berisha pritet të kandidoj përsëri për kryetar të Partisë Demokratike

Gjatë konferencës për media, kryetari i PD Sali Berisha...

Pas ndarjes së gjatë, zbulohet marrëveshja e kujdestarisë së Jessica Alba-s

Marrëveshja e kujdestarisë për tre fëmijët e Jessica Alba-s...

Sulmohet ambasada amerikane në Irak, Trump shpërthen kundër aleatëve

Ambasada amerikane në Bagdad u godit nga një sulm...

GLPS mirëpret heqjen e masave që BE kishte vendosur ndaj Kosovës

GLPS ka mirëpritur vendimin e Komisionit Evropian për heqjen...

Prekazi mbetet vendi më i vizituar nga shqiptarët, por edhe nga të huajt. Kalimi i viteve, që nga përfundimi i luftës, nuk e ka zbehur dëshirën për ta vizituar vendin prej ku ka nisur liria e Kosovës. Kompleksin memorial “Adem Jashari” vetëm këtë vit e kanë vizituar 400 mijë veta, përderisa numri i vizitorëve që nga paslufta kalon shifrën prej 11 milionësh

Shkojnë me dhjetëra herë, por emocionet asnjëherë nuk u zvogëlohen. Kjo për faktin se qytetarët shprehin ndjenjat e njëjta kur vizitojnë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, vend ky i shndërruar tanimë në Mekën dhe Jerusalemin e shqiptarëve.

Kompleksin memorial “Adem Jashari” nuk kalon asnjë ditë pa u vizituar nga qytetarë të shumtë që e bëjnë vendin me të vizituar në Kosovë. “Vetëm këtë vit kemi pasur mbi 400 mijë vizitorë”, thotë për “Zërin” ciceroni Ilaz Halimi, teksa kujton se të gjithë vizitorët shprehin emocionet sikurse të ishin për herë të parë në Prekaz, edhe pse mund të jetë e disata herë që shkojnë për t’u përkulur para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij për sakrificën e bërë për liri.

“Vizitorë kemi mjaft, të gjithë vijnë me emocione të veçanta edhe nëse ka qenë me dhjetëra herë. Sa herë që vijnë, sipas mendimeve të vizitorëve, ata e kanë ndjenjën e veçantë”, kujton ciceroni Halimi./zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz