Madheshtore: Drenicasja Erza Muçolli lë me gojë hapur të gjithë në OKB-së më zërin e saj briliant (VIDEO)
dp

Lexo edheVazhdon fushata kundër Ramiz Lladrovcit (video)

Erza Muçolli, shqiptarja e cila po bënë karrierë në Francë, njihet për përformancat e saj të fuqishme ku qysh në paraqitjen e saj të parë ajo fitoi zemrën e publikut.
Ajo para disa ditësh ka kënduar në 70 vjetorin e UNICEF-it, i cili është festuar në një nga zyret e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, shkruan KultPlus.
Erza Muçolli, ka kënduar me korin e fëmijëve këngën e John Lennonit, ‘Imagine’, në prani të shumë yjeve botërore si aktorët Orlando Bloom, Jackie Chan dhe David Beckham dhe personalitete të tjera shqiptare.
Lexo edheVazhdon fushata kundër Ramiz Lladrovcit (video)
Një gjë e tillë e ka bërë krenare edhe konsullen e Kosovës në Neë York, Teuta Sahatçiun e cila në llogarinë e saj në facebook e ka publikuar videon teksa performon Erza, ku është shprehur shumë krenare.
“Erza Muçolli duke kënduar me grupin e fëmijëve në OKB me rastin e 70-të vjetorit të Unicef. Erza përshëndeti në shqip audiencën. Të lumtë Erza, më bëre krenare”, ka shkruar Teuta Sahatçiu.