back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmeMacroni telefonon Vuçiqin, i thotë se “është vendi i parë që hyn...

Macroni telefonon Vuçiqin, i thotë se “është vendi i parë që hyn në BE”

Të ngjajshme

A ofron Zvicra mbrojtje specifike për punonjëset shtatzëna?

Nëse jeni duke pritur një fëmijë, punëdhënësi juaj zviceran...

“Sirena blu”, Oriola sjell pozat magjike të verës

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr sërish...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar në telefon me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Siç është bërë e ditur nga Presidenca serbe, Macroni “përshëndeti mënyrën se si votoi Serbia në Kombet e Bashkuara”, duke iu referuar rezolutës që dënon agresionin rus në Ukrainë.

Në deklaratë theksohet se presidenti francez Vuçiq i ka thënë pa mëdyshje Vuçiqit se, “pavarësisht nga ndryshimet gjeopolitike në Evropë dhe në botë, Serbia mbetet një prioritet kyç dhe vendi i parë që hyn në Bashkimin Evropian”, transmeton Zeri.info.

Vuçiqi dhe Macroni diskutuan për situatën në Ukrainë dhe diskutuan të gjitha lidhjet dypalëshe midis Serbisë dhe Francës, veçanërisht bashkëpunimin ekonomik, me shpresën se ai do të zhvillohet edhe më fuqishëm në të ardhmen.

“Në një bisedë të gjatë, të hapur dhe mbi të gjitha të sinqertë, Presidenti Macron konfirmoi miqësinë thelbësore midis Serbisë dhe Francës dhe mbështeti hapur Serbinë dhe integrimin evropian të vendit tonë”, thuhet në deklaratë.

Presidenti i Serbisë ka biseduar me telefon edhe me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, situatën në Ukrainë dhe Ballkanin Perëndimor. Të dy liderët, sipas Presidencës serbe, shprehën angazhimin e tyre për të kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Vuçiqi dhe Erdogani diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Serbisë dhe Turqisë dhe konfirmuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim, duke theksuar se bashkëpunimi ekonomik, veçanërisht në fushën e infrastrukturës, është duke ecur mirë, njoftoi Presidenca serbe.

“Të dy liderët ranë dakord të zhvillojnë seancën e radhës të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit, duke qenë se ky format i jep një shtysë të fortë forcimit të lidhjeve mes dy vendeve”, thuhet në deklaratë. /Zëri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz