back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeMacron: Ukraina do të bëjë koncesione, por paqja s’mund të jetë kapitullim

Macron: Ukraina do të bëjë koncesione, por paqja s’mund të jetë kapitullim

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se dëshiron që liderët e Ukrainës dhe Rusisë të zhvillojnë bisedime në një vend neutral, siç është Zvicra, duke theksuar se ai po shtyn idenë për Gjenevën.

Në një intervistë për televizionin francez LCI, Macron tha se në tryezën e bisedimeve duhet të jenë të pranishëm edhe liderët evropianë, si pjesë e çdo samiti mes Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin.

Ai konfirmoi se sot do të nisë puna për hartimin e një propozimi për garanci sigurie për Ukrainën, në bashkëpunim me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe me Shtetet e Bashkuara.

“Do të mbledhim ‘koalicionin e vullneti’, për t’i mbajtur të informuar. Në të njëjtën kohë, do të nisë puna konkrete me amerikanët, për të parë kush është i gatshëm të bëjë çfarë”, u shpreh Macron.

Kreu i Elizesë shtoi se “Ukraina do të bëjë ato koncesione që i konsideron të drejta dhe të mira, por kjo paqe nuk mund të jetë një kapitullim, pasi kjo do të ishte tragjike për Ukrainën dhe për evropianët”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz