BallinaLajme“Macron të shkojë vetë në Ukrainë me pushkë”, deklarata e zv.kryeministrit italian...

“Macron të shkojë vetë në Ukrainë me pushkë”, deklarata e zv.kryeministrit italian zemëron Parisin: E papranueshme

Të ngjajshme

Barazon City, feston Arsenali

West Ham United u rikthye nga disavantazhi për të...

Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon

Pas debateve të ashpra mes Mateos dhe Artanit, Brikena...

“Po të mos ishe i martuar…”/ Nis romancë mes Juelës dhe Rogertit?

Pas disa deklaratave të dëgjuara në Prime, banorët kanë...

Tri gola për tri pikë, Reali merr fitore të madhe ndaj Elches

Real Madridi ka marrë një fitore të madhe, në...

Tensionet diplomatike midis Parisit dhe Romës janë shkaktuar nga deklaratat e zëvendëskryeministrit, italian Matteo Salvini në lidhje me Presidentin francez Emmanuel Macron, në sfondin e një mosmarrëveshjeje mbi vendosjen e mundshme të trupave evropiane në Ukrainë.

Ministria e Jashtme franceze thirri ambasadoren e Italisë në Francë, Emanuela D’Alessandro të premten, duke cituar “deklarata të papranueshme”, sipas AFP.

“Ambasadorit iu kujtua se këto deklarata janë në kundërshtim me klimën e besimit dhe marrëdhënien historike midis dy vendeve tona, si dhe me zhvillimet e fundit dypalëshe, konvergjencën e fortë të dy vendeve, veçanërisht në lidhje me mbështetjen e palëkundur për Ukrainën”, sqaroi burimi në Ministrinë e Jashtme franceze, duke konfirmuar informacionin nga stacioni radiofonik France Inter.

“Lëreni të shkojë në Ukrainë me një helmetë dhe një pushkë”

I pyetur gjatë qëndrimit në Milano në lidhje me mundësinë e vendosjes së trupave italiane në Ukrainë nëse pushojnë armiqësitë, diçka që Franca dhe Britania planifikojnë ta bëjnë, Matteo Salvini u përgjigj se meqenëse Emmanuel Macron e dëshiron kaq shumë, “ai mund të shkojë vetë, duke vënë një helmetë dhe duke marrë një pushkë”.

Lideri i partisë së ekstremit të djathtë, anti-emigrantë, Liga, një aleat i lideres franceze të ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e kishte quajtur presidentin francez “budalla” në mars, duke e akuzuar atë se po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë.

Franca dhe Britania, duke udhëhequr një “aleancë të të vullnetshmëve”, synojnë të dërgojnë trupa në Ukrainë si garanci sigurie për të parandaluar rifillimin e armiqësive nëse arrihet një armëpushim ose një marrëveshje paqeje midis Kievit dhe Moskës.

Megjithatë, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e ka hedhur poshtë këtë mundësi. /tch

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz