BallinaLajmeMacron: Shkëmbimi territorial në Ukrainë nuk mund të vendoset midis Trump dhe...

Macron: Shkëmbimi territorial në Ukrainë nuk mund të vendoset midis Trump dhe Putin

Të ngjajshme

Gati për verë? Nisja fitnesit këtë pranverë!

Ofertat më të mira që kemi pasë ndonjëherë janë...

ZRRE: Tarifat e energjisë mbeten të pandryshuara deri në vendimin përfundimtar

Janë bërë dy muaj që kur tre operatorët kryesorë...

Kurti premton edhe 1 milion euro nëse djemtë e Kosovës fitojnë kundër Turqisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë...

Moti mbi vendin tonë

Kosova sot do të ndikohet nga mot kryesisht i...

Çdo shkëmbim territorial në Ukrainë “duhet të diskutohet vetëm me Ukrainën,” deklaroi sot presidenti francez, Emmanuel Macron pas një bisede telefonike mes liderëve evropianë dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Macron foli për gazetarët në jug të Francës, së bashku me Antonio Costa, presidentin e Këshillit Evropian, raporton cnn.

“Qëllimi i amerikanëve është të arrijnë një armëpushim”, tha lideri francez, duke shtuar se “biseda me presidentin Trump i mundësoi të shprehte synimet e tij për takimin më 15 gusht dhe na lejoi neve të shpjegonim shumë qartë pritshmëritë tona”.

Macron tha se ishte një “gjë e mirë” që po flasin Rusia dhe SHBA-ja, por shtoi se është e rëndësishme që Evropa të “dëgjohet” kur bëhet fjalë për çështje që prekin kontinentin, siç është lufta në Ukrainë.

Të dy liderët theksuan nevojën për të ruajtur status quo-në evropiane të mbështetjes për Ukrainën dhe presionit të vazhdueshëm ndaj Moskës.

“Ne e kemi përsëritur se deri sa të arrihet një paqe e qëndrueshme, duhet të vazhdojmë mbështetjen për Ukrainën”, tha Macron, “dhe kur them ‘ne’, i referohem si evropianëve ashtu edhe amerikanëve”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz