back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaLajmeMacron: Po e njohim Palestinën për ta izoluar Hamasin

Macron: Po e njohim Palestinën për ta izoluar Hamasin

Të ngjajshme

Qytetarit nga Landovica i vidhet vetura në oborr të shtëpisë

Ditën e djeshme një person ka raportuar se  persona...

Sot në Llugë të Podujevës përurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia

Sot, më 19 shtator, në fshatin Llugë do të...

Buja zotohet për respekt e kujdes të përhershëm për familjet e martirëve të luftës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja...

Merz: Gjermania akoma nuk ka vendosur nëse do të mbështesë sanksionet e BE-së ndaj Izraelit

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar se Gjermania...

Presidenti francez, Emmanuel Macron akuzon Izraelin se po ndjek një “luftë të përhershme” në Gaza dhe thotë se në Francë do të zhvillohet një debat për vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Izraelit nëse ai vazhdon operacionet në qytetin e Gazës.

Duke folur për Channel 12, përpara njohjes së pritshme të një shteti palestinez nga ana e tij, ai thekson se prioriteti kryesor i Francës është lirimi i të gjithë pengjeve dhe se “ne e njohim të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur”.

Ai deklaron se “Izraeli e riktheu besueshmërinë e tij” në rajon me sukseset ushtarake pas sulmeve të 7 tetorit, por tani po dëmton rëndë imazhin e vet në arenën ndërkombëtare.

“Izraeli ka pasur shumë suksese në Gaza. Tani le të hapim një fazë të re”, pohoi lideri francez, raporton timesofisrael, transmeton telegrafi.

Ai thekson se Franca po njeh një shtet palestinez për të izoluar Hamasin dhe për të “nxitur sjellje dhe angazhime të reja”.

I pyetur për mundësinë që Izraeli të aneksojë pjesë të Bregut Perëndimor në përgjigje të njohjes, Macron kundërshton idenë duke thënë se “Bregu Perëndimor nuk ka asnjë lidhje me Hamasin” dhe se këto veprime po bëhen për të shkatërruar mundësinë e zgjidhjes me dy shtete.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz