BallinaLajmeMacron nervozohet me Trumpin për kërcënimin e tij për tarifa: Evropianët do...

Macron nervozohet me Trumpin për kërcënimin e tij për tarifa: Evropianët do t’u përgjigjen atyre në mënyrë të bashkuar, nëse konfirmohen

Të ngjajshme

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Uran Ismaili e ndjek ndeshjen Kosovë – Turqi rrugës nga Haga në Prishtinë

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka treguar...

Finalja Kosovë-Turqi, nis pjesa e dytë

Ka nisur pjesa e dytë e finales Kosova -Turqi....

Koreografia e jashtëzakonshme e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Turqisë

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ka arritur kulmin në...

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Ukrainë-Shqipëri, ky është rezultati

Ka përfunduar me rezultatin 0-0 pjesa e parë e...

Presidenti francez Emmanuel Macron i është kundërpërgjigjur Donald Trump-it lidhur me kërcënimin e tij për tarifa.

“Franca është e përkushtuar ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së kombeve, në Europë si edhe gjetkë,” thotë ai në një postim në rrjetet sociale, raporton Sky News.

“Kjo udhëheq zgjedhjet tona. Ajo mbështet lidhjen tonë me Kombet e Bashkuara dhe me Kartën e tyre.”

Macron thotë se “mbi këtë bazë ne e mbështesim dhe do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën”.

Ai vijon: “Po mbi këtë bazë kemi vendosur gjithashtu t’i bashkohemi ushtrimit të vendosur nga Danimarka në Groenlandë. Ne qëndrojmë pas këtij vendimi. Sidomos sepse ai lidhet me sigurinë në Arktik dhe në kufijtë e Europës sonë.”

Macron thotë se udhëheqësit europianë nuk do të ndikohen nga frikësimi apo kërcënimet.

“Kërcënimet me tarifa janë të papranueshme dhe nuk kanë vend në këtë kontekst,” shton ai.

“Europianët do t’u përgjigjen atyre në mënyrë të bashkuar dhe të koordinuar, nëse ato konfirmohen. Ne do të dimë si ta mbrojmë sovranitetin europian.

“Në këtë frymë do të flas me partnerët tanë europianë.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz