back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaBotëMacron: Në Gaza, i domosdoshëm një mision i mandatuar nga OKB

Macron: Në Gaza, i domosdoshëm një mision i mandatuar nga OKB

Të ngjajshme

Predha e armës i depërton në kuzhinë- fqinjët po festonin në aheng familjar

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm u...

Sekuestrohet kokainë në vlerë 300 mijë euro në Prizren, arrestohet një person

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Njësisë Rajonale për...

Nesër temperaturat deri në 35 gradë Celsius

Nesër pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira...

Jennifer Aniston prek me fjalët pas vdekjes së Matthew Perry

Jennifer Aniston ka bërë një rrëfim prekës për ndarjen...

Presidenti francez, Emmanuel Macron përsëriti propozimin e tij për një “mision stabilizimi të mandatuar nga OKB-ja” për të siguruar Rripin e Gazës, duke denoncuar “një katastrofë që pritet të ndodhë” dhe një ”nxitim të menjëhershëm drejt luftës së përhershme”, pas njoftimeve të një plani izraelit për të pushtuar qytetin e Gazës.

”Njoftimi nga autoritetet izraelite për një zgjerim të operacioneve të tyre në qytetin e Gazës dhe kampet Mawasi dhe për një ripushtim nga ana e Izraelit përbën një katastrofë që pritet të ndodhë me një ashpërsi të paparë dhe një nxitim të menjëhershëm drejt luftës së përhershme”, deklaroi presidenti francez.

”Pengjet izraelitë dhe popullsia e Gazës nuk do të vazhdojnë të jenë viktimat e para të kësaj strategjie”, shtoi ai.

Presidenti francez reagoi ndaj planit të qeverisë së Benjamin Netanyahut për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës dhe për të goditur bastionet e fundit të Hamasit, një plan që ka tërhequr kritika të forta në të gjithë botën.

- Advertisement -

Të Fundit