BallinaLajmeMacron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet...

Macron – Kurtit: U takon t’i zbatoni angazhimet e marra në marrëveshjet e fundit me Serbinë

Të ngjajshme

Derbi i Anamoravës, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot municion luftarak dhe...

​Tre persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në raste...

Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi

Italianët të dielën nisën votimin në referendumin dyditor për...

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në Podcastin “Flasim” foli për...

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti një letër urimi më 23 shkurt, për ta uruar për mandatin e ri qeverisës.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka treguar disa letra urimi që iu dërguan Kurtit, dhe Macron në të tijën, shkruan ndër tjerash se Franca do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj europiane.

Në të njëjtin paragraf, Macron përmend edhe marrëveshjet e fundit nga dialogu Kosovë-Serbi, duke kërkuar zbatimin e tyre.

“Marrëveshjet e Brukselit-Ohrit kanë përcaktuar drejtimin dhe u takon të dyja palëve t’i zbatojnë angazhimet e marra, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian”, shkruan ndër tjerash presidenti francez.

Letra e urimit e Macron:

Paris, 23 shkurt 2026

I nderuar zoti Kryeministër,

Ju drejtoj urimet e mia më të përzemërta për rizgjedhjen tuaj në postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Ju e njihni përkushtimin tim ndaj objektivit të ribashkimit të kontinentit tonë: Franca është e bindur se vendi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Europian dhe ne vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj europiane. Franca do të vazhdojë gjithashtu t’i mbështesë pa u lodhur përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat përbëjnë një dimension thelbësor të këtij procesi afrimi me Bashkimin Europian. Marrëveshjet e Brukselit-Ohrit kanë përcaktuar drejtimin dhe u takon të dyja palëve t’i zbatojnë angazhimet e marra, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Europian.

Po ashtu dëshiroj që Franca dhe Kosova të vazhdojnë të thellojnë lidhjet e tyre dhe bashkëpunimin dypalësh, rreth projekteve strukturuese si, për shembull, përgatitja për Lojërat Mesdhetare që vendi juaj do t’i presë në vitin 2030.

Ju lutem pranoni, zoti Kryeministër, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Emmanuel Macron

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz