back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaBotëMacron kërkon pjesëmarrjen e liderëve evropianë në takimin Putin-Zelensky

Macron kërkon pjesëmarrjen e liderëve evropianë në takimin Putin-Zelensky

Të ngjajshme

Liderët evropianë nuk kanë humbur kohë dhe pas takimit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë patën një video-konferencë për të koordinuar hapat e radhës në lidhje me negociatat e paqes.

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron thirrën një takim virtual të “koalicionit të vullnetshëm”, një grup vendesh që mbështesin përpjekjet e Ukrainës në këtë luftë.

Garancitë e sigurisë për të mbrojtur Ukrainën nëse arrihet një marrëveshje paqeje, ishin pika kryesore e takimit.

Po ashtu u diskutua presioni i mëtejshëm ndaj Rusisë, përfshirë edhe sanksionet deri sa Vladimir Putin të tregojë se është gati për t’i dhënë fund luftës.

Pas takimit me homologët e saj kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha se Perëndimi është i bashkuar për të arritur paqen dhe sigurinë e kombeve dhe popujve europianë.

Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, tha se Ukraina mbetet në krye të agjendave të liderëve të kontinentit në javët dhe në muajt në vijim. Si hap I parë drejt paqes tha ai, Rusia duhet t’I japë menjëherë fund dhunës.

Costa kryesoi një takim të Këshillit Europian në lidhje me Ukrainën dhe pati gjithashtu një bisedë me presidentin Volodymyr Zelensky. Ata theksuan se garancitë e sigurisë janë arritja më e rëndësishme e përpjekjeve të përbashkëta për paqen.

Europa ka marrë një rol thelbësor në negociatat për fundin e luftës dhe mund të presë takimin mes Vladimir Putin dhe Zelensky. Emmanuel Macron ka propozuar Gjenevën si një vendtakim dhe Zvicra është treguar e gatshme për t’i mirëpritur liderët.

Për këtë takim, ministri I jashtëm rus Sergeri Lavrov tha se duhet përgatitur në detaje dhe jo të mbahet për efekt mediatik. Ai theksoi se territoret nuk kane qene kurrë qëllimi i Rusisë, por qe te mbroje popullin rus qe prej shekujsh ka jetuar ne ato zona. Lavrov gjithashtu ftoi sërish presidentin amerikan Donald Trump në Moskë për një takim me Putin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz