back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeMacron emëron aleatin e tij Sebastien Lecornu si kryeministër të ri të...

Macron emëron aleatin e tij Sebastien Lecornu si kryeministër të ri të Francës

Të ngjajshme

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka emëruar aleatin e ngushtë Sebastien Lecornu si kryeministrin e ri francez, 24 orë pasi një votëbesim rrëzoi François Bayrou nga posti i kreut të qeverisë.

Lecornu, 39 vjeç, ishte ndër kandidatët e preferuar për të marrë detyrën dhe ai ka kaluar tre vitet e fundit si ministër i forcave të armatosura duke u përqendruar në përgjigjen e Francës ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, shkruan BBC.

Në një deklaratë, Pallati Elize tha se Lecornu – kryeministri i shtatë në presidencën e Macron – i ishte dhënë detyra e konsultimit me partitë politike me qëllim miratimin e buxhetit të ardhshëm të Francës.

Nxitja e një buxheti si kreu i një qeverie minoritare ishte ajo që e rrëzoi Bayrou-n, me kundërshtarët e majtë dhe të ekstremit të djathtë që dënuan emërimin e Lecornu-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz