back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaBotëMacron dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran, BE paralajmëron sanksione shtesë

Macron dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran, BE paralajmëron sanksione shtesë

Të ngjajshme

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të dhunës nga autoritetet iraniane kundër protestuesve, duke e cilësuar atë të papranueshme.

“E dënoj dhunën shtetërore që godet pa dallim gratë dhe burrat iranianë, të cilët me guxim kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre. Respekti për liritë themelore është një kërkesë universale dhe ne qëndrojmë në krah të atyre që i mbrojnë ato”, ka shkruar Macron në rrjetin social X.

Ndërkohë, kritika të forta ndaj Teheranit kanë ardhur edhe nga Evropa. Presidentja e Komisionit Evropian ka deklaruar se Bashkimi Evropian është i gatshëm të vendosë sanksione shtesë ndaj Iranit, për shkak të mënyrës se si autoritetet kanë reaguar ndaj protestave.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz