back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajme“Ma kanë vnu ni gru veç pse jam vejan”, kështu i përgjigjet...

“Ma kanë vnu ni gru veç pse jam vejan”, kështu i përgjigjet Agim Aliu të moshuarit për muralin e Rita Orës

Të ngjajshme

Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë...

Frankfurt zyrtarizon trajnerin e ri, gëzohet edhe Drita

Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar Albert Rieran si trajner të...

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës...

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Një burrë i moshuar në Ferizaj ka kundërshtuar vendosjen e muralit të këngëtares Rita Ora në objektin ku ai jeton.

Ai thotë se është turp të vendosen fotografi të grave.

“Kanë shku ma kanë vnu një gru në shpi teme. Pse ma keni vnu?- ju thashë

Se ti je vejan më thanë. Më kanë ba horë bre bac, edhe më thojshin ta kemi vnu se je vejan”, thotë plaku.

Ai thotë se do të duhej që komuna të merrte leje nga ai edhe pse për Rita Orën thotë se është vajzë e bukur dhe e mirë.

E ankesës së tij i është përgjigjur kryetari i Ferizajit, Agim Aliu.

Ai ka thënë se të gjitha ankesat e qytetarëve janë të mirëpritura, porse në këtë rast nuk sheh ndonjë problem.

“Të gjitha kërkesat që janë serioze dhe që janë për t’u shqyrtuar gjithmonë kemi qenë të hapur për qytetarë. Ne jemi shumë transparent në këtë drejtim për kërkesa, sugjerime e kritika të qytetarëve. Muralet tashmë janë një traditë.

Nuk e njoh, por të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në zyrën time. Unë se pashë që kishte ndonjë problem”, u shpreh ai.

 

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz