back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajme“Lypë me ia shti djalin n’punë”, Gjinovci flet për fitore të plotë...

“Lypë me ia shti djalin n’punë”, Gjinovci flet për fitore të plotë të VV’së

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Aktivisti Rron Gjinovci thotë se VV duhet të fitojë mbi 60 deputetë në mënyrë që të mund të themelonte vetë qeverinë. Në të kundëertën, Gjinovci përkrahë koalicion të VV’së me PDK’në ose LDK’në.

“Fitorja me 40 deri në 50 deputetë është definitivisht problematike. Por edhe me 50 deri në 60 nuk mendoj që është stabile me bo me minoritetet jo serbe sepse mendoj që në qeveri duhet me u përfaqësu shumica e qytetarëve që votojnë në Kosovë”, tha Gjinovci.

“Unë mendoj se është më mirë me i pas edhe 16 ose 18 deputetë tjerë të LDK’së ose të PDK’së e plus minoritetet jo serbe për me pas një qeveri shumë stabile që mundet me kry edhe reforma të thella edhe që mundet me zgjedh presidentin etj’, tha ai në Pressing.

“Këto qeveritë me 61 vota e mandej del një deputet i papërgjegjshëm siç ka pasur në qeverinë e kaluar që lyp me ja shti djalin në punë, një balldëskë, një çikë të tezës e masnej krejt qeveria jonë me u varë prej interesave të tilla meskine”, shtoi ai.

“Më e mira ish kanë me fitu përmbi 60 deputetë që me mujt me bo qeverinë vetë e mandj për presidentin me diskutu’, theksoi Gjinovci.

“Çka po thonë sondazhet është spekulim’, tha Gjinovci.

Të Fundit

Sport

ShowBiz