back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaLajmeLVV shpenzoi mbi 1.2 milionë euro në tre muajt e fundit të...

LVV shpenzoi mbi 1.2 milionë euro në tre muajt e fundit të vitit të 2025 (DOKUMENT)

Të ngjajshme

“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim të kushteve të punës

Punëtorët e ndërmarrjes publike “Trafiku Urban” në Prishtinë kanë...

Juventus investon në forcimin fizik të Zhegrovës për sezonin e ardhshëm

Edon Zhegrova do të vazhdojë të jetë pjesë e...

59 raste të reja të trajtuara nga Mbrojtësit e Viktimave brenda një jave

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka bërë...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike raportet financiare të partive parlamentare për periudhën tetor–dhjetor 2025, duke zbuluar nivelin e shpenzimeve gjatë tremujorit të fundit të vitit.

Sipas të dhënave zyrtare, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar shpenzime në vlerë prej 1,263,372 euro gjatë kësaj periudhe, shifër që tejkalon ndjeshëm buxhetin tremujor prej 550,799 euro të paraparë për këtë subjekt, transmeton lajmi.net.

Pjesa më e madhe e mjeteve ka shkuar për mallra dhe shërbime, ku janë shpenzuar mbi 1 milion euro. Ndërkohë, për paga janë ndarë 219,726 euro.

Raporti evidenton edhe shpenzime të tjera të detajuara: mbi 21 mijë euro për udhëtime brenda vendit, rreth 18 mijë euro për shërbime telekomunikimi, si dhe 91,701 euro për karburante.

Një zë i theksuar në shpenzime përfshin furnizimin me ushqim dhe pije, që arrin në 272,483 euro. Po ashtu, për marketing janë shpenzuar 311,115 euro gjatë këtij tremujori.

Këto të dhëna janë pjesë e raportimeve periodike financiare që subjektet politike i dorëzojnë në KQZ./lajmi.net/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz