Nënkryetarja e LVV Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka theksuar se me prezencën e mediave në QNR do të ishte më transparent procesi i rinumërimit të votave.
Kollçaku thotë se kjo është ajo që duan qytetarët.
Ajo lë të kuptohet se një gjë të tillë po e pengon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Postimi i plotë:
Me prezencën e medieve gjatë gjithë kohës në QNR, garantohet trsnsparenca e plotë e procesit të rinumërimit të votave. Kjo është ajo që kërkohet nga qytetarët e Republikës së Kosovës.
Kush po e pengon një gjë të tillë?
KQZ?