back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeLVV-ja paralajmëron hetim ndaj Komisionit të Murat Mehës

LVV-ja paralajmëron hetim ndaj Komisionit të Murat Mehës

Të ngjajshme

Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin

Kandidati për kryetar të Lipjanit ng radhët e Lidhjes...

Media holandeze raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

Tek Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë, këtë të...

A dështoi VAR-i në Superligën e Turqisë? Ky gol nuk ju pranua sulmuesit të Fenerbahces

Skuadra e Fenerbahces është duke luajtur ndaj Trabzonsporit, ndeshjen...

Xhafer Gashi: Ne kemi kthyer dinjitetin e qytetarëve tanë

Komuna e Obiliqit ka ndryshuar rrënjësisht nën udhëheqjen e...

Lëvizja Vetëvendosje, partia që fitoi zgjedhjet e 6 tetorit, në vazhdimësi e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Demarkacionit. Nga zyra për medie e këtij subjekti kanë thënë se gjëja e parë që do të bëhet rreth demarkacionit me Malin e Zi, në momentin që LVV-ja vjen në pushtet, do të jetë një hetim i krejt asaj çfarë ka bërë Komisioni i mëparshëm për shënimin e kufirit shtetëror, i cili drejtohej nga Murat Meha, shkruan sot gazeta “Zëri”.

“Hapi i parë do të jetë një hulumtim dhe hetim i asaj se çfarë ka bërë komisioni paraprak, të cilit i ka prirë Murat Meha. Ai ka negociuar mbi bazë të gabueshme, me procedurë të mbrapshtë dhe ka nxjerrë rezultate të dëmshme. Në vend të demarkacionit ka bërë ndryshim kufiri, në vend që të bazohet mbi harta është bazuar në libra kadastralë dhe rrjedhimisht kemi humbur shumë tokë”, thuhet në përgjigjen e LVV-së dhënë gazetës.

Teksa ka folur rreth kësaj, Murat Meha ka thënë se Komisioni, i drejtuar nga ai, ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Ndaj paralajmërimin e LVV-së për një hetim rreth punës së këtij Komisioni Meha ka thënë se nuk e merr fare në konsideratë, shkruan tutje “Zëri”.

“Komisioni që e ka bërë punën e demarkacionit Kosovë – Mali i Zi absolutisht nuk e merr parasysh atë çka e thonë të tjerët, por merr parasysh çka kanë vlerësuar ekspertët ndërkombëtarë dhe vendorë. Puna është kryer shkëlqyeshëm dhe ajo mbetet e tillë”, ka deklaruar Murat Meha për gazetën “Zëri”.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz