BallinaLajmeLVV garon e vetme në zgjedhjet e ardhshme

LVV garon e vetme në zgjedhjet e ardhshme

Të ngjajshme

Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zbarkua...

​Spektakël në Ligën e Kampionëve, katër super ndeshje sonte

Mbrëmja e sotme sjell përballje shumë të forta në...

Gjendet pa shenja jete influencerja e njohur turke

Influencerja e njohur turke, Ayşegül Eraslan, thuhet se u...

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje” (LVV), Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme subjekti që ai përfaqëson do të hyjë në koalicion me shoqërinë civile dhe me njerëz nga shkenca e historia, por jo me AAK-në dhe “Nismën”.

Sipas Konjufcës, AAK-ja e “Nisma” synim e kanë postin e kryeministrit, kusht ky i panegociushëm nga “Vetëvendosja”.

Ndryshe, Konjufca në një intervistë për gazetën “Zëri” ka deklaruar se pas shkeljes së rezolutës për rrënimin e murit në veri, LVV-ja dhe dy subjektet tjera opozitare do të vazhdojnë me protesta varësisht prej rrethanave që do vijnë në ditët në vijim. Ai më tutje i ka kritikuar takimet e nivelit të lartë të dialogut politik në Bruksel derisa ka theksuar se Gjykata Speciale është një gabim i madh dhe me tendenca raciste.

Ndërkohë, Konjufca e komenton edhe deklaratën e akademik Rexhep Qosjes për shkëmbim territoresh. Ai mendon se Kosova  në këto momente duhet angazhuar në ruajtjen e trojeve të vendit dhe duhet të ndalojë se maturi kufijtë sepse madhësia e tyre dihet. Për shqiptarët në Maqedoni Konjufca ka rekomanduar se duhet të jenë të bashkuar sepse pa ta rrëzohet qeveria maqedonase. /zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz