back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeLVV: Enver Haliti kandidon për kryetar të Ferizajt

LVV: Enver Haliti kandidon për kryetar të Ferizajt

Të ngjajshme

Liverpool interesohet për Leonin, por pa negociata të drejtpërdrejta

Giovanni Leoni mbetet në radar të Liverpool-it dhe Inter-it,...

Vrasja në Hajvali, policia jep detajet e fundit

Një incident me armë zjarri ka ndodhur rreth orës...

U plagos me armë zjarri, QKUK konfirmon vdekjen e tij

Një incident ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë,...

Sot në Ferizaj është zyrtarizuar kandidatura e Enver Halitit për kryetar të Komunës, përfaqësues i Lëvizjes Vetëvendosjes, në një tubim të mbajtur me pjesëmarrjen e gjerë të strukturave drejtuese të partisë dhe përfaqësuesve të lartë të institucioneve.

Haliti u prezantua si kandidati që do të udhëheqë Ferizajn drejt një kapitulli të ri zhvillimi, me vizion të qartë, përvojë të dëshmuar dhe integritet të palëkundur.

Ai u cilësua si njeriu i duhur për ta transformuar qytetin në një model të zhvillimit modern, me fokus në infrastrukturë të avancuar, ekonomi të qëndrueshme, arsim e kulturë të fuqizuar dhe qeverisje transparente e të drejtë.

Mbështetjen për kandidaturën e Halitit e shprehën edhe liderët e Lëvizjes Vetëvendosjes, përfshirë Kryeministrin Albin Kurti, Sekretarin Organizativ Alim Rama, Ministrin e Financave Hekuran Murati, deputetët Valon Ramadani dhe Adelina Grainca, si dhe ish-deputetët Alban Bajrami e Shqipe Metaj-Isufi. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe Zëvendësministri Vigan Qorolli dhe përfaqësues të tjerë të strukturave lokale të partisë në Ferizaj.

“Kjo është koha për fitoren e madhe! Ferizaj meriton më shumë meriton një udhëheqje që shikon larg, që punon me ndershmëri dhe vendosmëri për çdo qytetar”, u tha ndër të tjera në fjalimet e mbajtura gjatë ngjarjes.

Lëvizja Vetëvendosjes riafirmoi synimin për të fituar zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe për të sjellë një qeverisje të re, e cila do të fokusohet në zhvillimin e qëndrueshëm dhe barazi për të gjithë qytetarët.

“Bashkë për qytetin. Bashkë për fitoren. Bashkë për Kosovën!”, ishte mesazhi përmbyllës i kësaj ngjarjeje të rëndësishme politike në Ferizaj./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit