back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLutfi Dervishi transferohet në Dubravë, lëshohet fletarrestim ndërkombëtar për djalin e tij

Lutfi Dervishi transferohet në Dubravë, lëshohet fletarrestim ndërkombëtar për djalin e tij

Të ngjajshme

Ronaldo uron bashkëshorten: “Gëzuar ditëlindja gruaja e jetës sime!”

CR7 tregohet mjaftë i kujdesshëm për datat e rëndësishmë...

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Policia e Kosovës e ka arrestuar të martën paradite urologun Lutfi Dervishi. Arrestimi i tij ndodhi disa ditë pasi Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim rastin “Medicus”, shkruan sot Koha Ditore.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e Dervishit, por nuk kanë dhënë detaje se me çfarë urdhri është arrestuar Dervishi. Ai menjëherë pas arrestimit është transferuar në Burgun e Dubravës. Avokati mbrojtës i Dervishit, Valon Hasani, ka thënë se arrestimi është bërë me urdhërarrest të lëshuar para se Gjykata Supreme ta kthente këtë rast në rigjykim. Por zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi, ka deklaruar se kërkesa për arrest është kërkuar nga prokurorët e këtij misioni.

“Kërkesa për urdhërarrest dhe fletarrestim ndërkombëtar është bërë prej prokurorit të EULEX-it për Lutfi dhe Arban Dervishin. Urdhërarrestin e ka lëshuar Gjykata Themelore në Prishtinë”, ka deklaruar Domi për gazetën.

Të Fundit

Sport

ShowBiz