BallinaLajmeLushtaku tregon se a mund të bëj PDK-ja koalicion me VV-në

Lushtaku tregon se a mund të bëj PDK-ja koalicion me VV-në

Të ngjajshme

Sazan Ibrahimi: Heshtja institucionale po e thellon padrejtësinë ndaj komunave

Sazan Ibrahimi, Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës,...

Zbutet dënimi për FC Prishtina, ndeshja ndaj Ballkanit luhet me praninë e tifozëve

Komisioni i Ankesave i Federatës së Futbollit të Kosovës,...

Flet Nasim Haradinaj pas vizitës tek Rexhep Selimi, tregon se kujt i çoi të fala

Nasim Haradinaj, ish-komandanti i UÇK-së, ka folur lidhur me...

Tahiri kritikon Qeverinë: Reforma e Administratës Publike po nis mbrapsht

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e...

Çfarë goli spektakolar e shënoi Zhegrova në stërvitje, feston krejt ekipi i tij

Juventusi e ka publikuar në rrjetet sociale një gol...

Ish kreu i Skënderajt, Sami Lushtaku, njiherit kryetar i degës së PDK në Skënderaj nuk ka hedhur poshtë mundësin e bërjes se një koalicioni mes PDK-së dhe Vetëvendosjes. Sipas tij derisa PDK ka bashkëqeverisur me LDK, pse mos të bëjë koalicion edhe me VV-në, shkruan Kosova Post.

‘Në të ardhmen si dihet. Bile ne më shumë kemi të përbashkëta me VV sesa me LDK e të tjerët. Unë mendoj se Vetëvendosje e ka atë inatin me Hashim Thaçin e jo me partinë aq shumë” tha Lushtaku, në intervistën ‘Saktë’ e cila është prodhim i Kosova Post në bashkëpunim me disa media online.

Lushtaku ka shtuar se PDK nuk ka ‘JO’ absolute për asnjë parti politike përfshirë edhe Vetëvendosjen sa i përket koalicioneve.

Sipas tij, Kadri Veseli nuk i merr vendimet vet, por për ‘fatin’ e vendimeve të madhe siç tha ai vendos kryesia e PDK, pjesë e së cilës kryesi është edhe vet Lushtaku.

‘Kadri Veseli nuk i merr vet vendimet. Është kryesia ajo që vendos unanimisht.

Edhe Kurti patë thënë jo me Listën Serbe por tani po duhet. Ne duhet të jemi të kujdesshëm me fjalor’ tha Lushtaku derisa gazetari Xhevdet Pozhari, i bëri me dije Lushtakut se është pikërisht Kadri Veseli ai që ka deklaruar se PDK nuk do hyjë në asnjë koalicion por do mbetët në opozitë pas zgjedhjeve të 6 tetorit. /Kosova Post/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz