back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeLushtaku: Sot po nis një betëjë e re në luftën tonë të...

Lushtaku: Sot po nis një betëjë e re në luftën tonë të përbashkët për dije dhe për të ardhmen e vendit tonë

Të ngjajshme

Tifozët e Man Utd s’i besojnë në emri befasues në skuadrën e tyre të Premier League

Ka një emër surprizë në skuadrën përfundimtare. Manchester United ka...

Vazhdon kriza te City, edhe Ait-Nouri humbet derbin e madh

Manchester City po pëson një krizë të re lëndimesh. Pas...

Kryetari i Komunës së Skenderajt fillimin e vitit të ri shkollor ua ka uruar të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave të Skenderajt. Në urimin e Lushtaku thuhet:“Të dashur nxënës, të respektuar mësimdhënës dhe prindër, fillimi i vitit shkollor në shkollat e Skenderajt është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne të gjithë. Sot po nis një betëjë e re në luftën tonë të përbashkët për dije dhe për të ardhmen e vendit tonë.

Me këtë rast dua që të gjithë fëmijëve t’ju urojë fillim të mbarë të vitit të ri shkollor, duke i inkurajuar si fëmiljët ashtu edhe mësimdhënësit dhe prindërit e tyre, që me përkushtim maksimal dhe me vetmohim të punojmë së bashku për gjeneratat e së ardhmës së Skenderajt dhe Kosovës.

Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve është punë e shënjtë, sepse brezat e rinj janë ata që vendin tonë do ta ndërtojnë në frymën e një shoqërie të hapur dhe demokratike.

Duke kujtuar historinë tonë të lavdishme dhe kontributin e jashtëzakonshëm të mësuesve tanë, ne duhet të jemi të vetëdijëshëm se e ardhmja e vendit tonë varet nga ne. Nëse ne arrijmë që me dijen tonë dhe me dashurinë ndaj vendit tone të edukujmë shkollarët tanë, kemi arritur që Kosovës t’i sigurojmë të ardhme të ndritur siç kanë dëshiruar paraardhësit tanë.

Viteve të fundit, në drejtim të përmirësimit të sistemit arsimor, kemi arritur të ndërtojmë shumë objekte moderne shkollore, kemi arritu të përmirësojmë cilësinë në arsim, në bazë të kompetencave dhe përgjegjsive tona si pushtet loklal, kemi arritur që mesimdhënësit tanë të trajnohen në fushat e kualifikimit të tyre pedagogjik dhe profesional, kemi arritur që në shumicën e shkollave të ketë kabinete dhe laboratore. Në këtë drejtim ka ende punë për të bërë, sepse mësimdhënia moderne po avancon shumë ditë pas dite dhe kërkesat për cilësi po rriten në vazhdimësi.

Urime viti i ri shkollor, shëndet dhe mbarësi për të gjithë!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz