Lushtaku bën ankesë në Supreme, e krahason pushtetin e Kurtit me të Millosheviqit

Ish kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku i është pamundësuar kandidimi për kryetar të Skenderajt.
Kjo për shkak se Gjykata Supreme e Kosovës ia ka vërtetuar dënimin për arratisjen nga “Burgu i Dubravës” ish nënkryetarit të PDK-së.
Në anën tjetër, edhe PZAP e ka hedhur poshtë ankesën e tij.
I kontaktuar nga “Indeksonline”, Lushtaku ka bërë me dije se ka bërë një ankesë edhe në Gjykatën Supreme.

Lexo edheVdes ish-kryeparlamentari i Kosovës
“Unë kam bërë ankesë në Gjykatën Supreme. Me thënë të drejtën më së paku pres drejtësi në këtë vend. Qëllimi është me penalziu PDK-në, sepse mua s’kanë çka mëm ba. Edhe Serbia më ka dënuar më 20 vite, ky është pushtet i njëjtë si i Millosheviqit si i Albin Kurtit”, ka thënë Lushtaku.
Kujtojmë se PDK e ka zëvëndësuar Lushtakun me deputetin Fadil Nura për kryetar të Skenderajt, i cili më herët ka qenë nënkryetar i kësaj komune./Indeksonline/














