back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeLushaku-Sadriu flet mbi mbarëvajtjen e Kuvendit të LDK-së

Lushaku-Sadriu flet mbi mbarëvajtjen e Kuvendit të LDK-së

Të ngjajshme

“Hesht” Stamford Bridge, West Hami në epërsi

West Ham United ka shënuar golin e epërsisë ndaj...

Zyrtare: Delegatët nuk ia pranojnë dorëheqjen, Abdixhiku vazhdon drejtimin e LDK-së

Delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë pranuar...

Manaj pritet si “hero” nga tifozët pas rikthimit të tij te Sivasspori

Sulmuesi kuqezi, Rey Manaj ka bërë rikthimin e tij...

Përfundon votimi i fshehtë në Kuvendin e LDK-së

Ka përfunduar procesi i votimit të fshehtë në Kuvendin...

Jehona Lushaku-Sadriu është deklaruar për media, pas përfundimit të Kuvendit të LDK-së.

Lushaku-Sadriu u shpreh se do të jenë bashkëpunues për aq sa iu takon me përfaqësim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, teksa të gjitha vendimet e LDK-së do të jenë në harmoni me Kushtetutën e vendit.

“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për herë të parë e ka provuar votëbesimin, si rezultat i rezultatit të zgjedhjeve, dhe me shumicë votash është konfirmuar si kryetar i LDK-së, sërish. Ai ka paraqitur edhe dy deklarata politike: një që parasheh reformimin e brendshëm të partisë dhe një që paraqet qëndrimet politike të partisë, për zhvillimet politike në vend. Të dyja janë miratuar me shumicë votash në Kuvendin e LDK-së. Tani, rruga përpara është e qartë! Kryetari Abdixhiku është përgjegjës për ta reformuar LDK-në, për të ndërtuar një strukturë që do të reformojë degët, nëndegët, kryesinë dhe të gjitha strukturat partiake, për të dhënë rezultate të tjera dhe për të marrë legjitimitetin nga të gjitha nivelet, në bazë të meritokracisë” u shpreh Lushaku-Sadriu.

Ajo u shpreh se deklarata e miratuar sot mbi reformimin bazohet mbi disa parime të dakorduara nga të gjithë delegatët.

Të Fundit

Sport

ShowBiz