back to top
Monday, August 25, 2025
BallinaLajmeLushaku-Sadriu akuzon ministrin Çeku për keqpërdorim të subvencioneve: Kosova nuk është bankë...

Lushaku-Sadriu akuzon ministrin Çeku për keqpërdorim të subvencioneve: Kosova nuk është bankë e VV-së

Të ngjajshme

Arrestohet italiani në portin e Durrësit, tentoi të fuste makinë të vjedhur

Policia në Shqipëri e ka arrestuar një shtetas italian,...

Arsenali s’po ndalet në merkato, gati të finalizojë edhe një marrëveshje

Arsenali është në prag të një lëvizjeje vendimtare në...

Aksident në rrugën Prizren–Dragash, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në...

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Facebook ndaj ndarjes së fondeve nga Ministria e Kulturës, duke e quajtur këtë veprim një abuzim elektoral me paranë publike.

Sipas saj, ministri Hajrulla Çeku, të cilin ajo e cilëson si të paligjshëm dhe pa legjitimitet, ka ndarë 4 milionë euro subvencione për tri vitet e ardhshme përkatësisht për vitet 2025, 2026 dhe 2027, ndonëse jemi në prag të zgjedhjeve.

“Imagjinoni, një ministër i përkohshëm po merr vendime për tri vitet e ardhshme!” – shkruan Lushaku-Sadriu.

Deputetja e LDK-së vlerëson se procesi i subvencioneve ka qenë i manipuluar dhe i paqëndrueshëm, me lista që ndryshojnë vazhdimisht.

“Listat e subvencioneve janë kthyer në lojë mashtruese: një ditë publikohen, ditën tjetër fshihen, pastaj dalin me ndryshime. Organizata që figuron dy herë, shuma që ndryshojnë, e në fund shtohen edhe 38 organizata brenda natës!”

Sipas saj, qëllimi i ndarjes së këtyre fondeve nuk është përkrahja për kulturën, por përfitimi elektoral.

“Kjo nuk është përkrahje për kulturën, por abuzim elektoral me paranë publike! Kjo nuk është transparencë, por manipulim i pistë për vota. Kosova nuk është bankë e VV-së!”, ka shkruar Lushaku-Sadriu./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz