BallinaLunacek mirëpret propozimin e Osmanit e Dedës

Lunacek mirëpret propozimin e Osmanit e Dedës

Të ngjajshme

“Emrin ma vuri gjyshi”/ Rita kujton personin e çmuar të saj

Ndër muaj, Rita Ora ka publikuar disa episode të...

IKD: Seanca jashtëzakonshme e Kuvendit pa përgjegjësi institucionale

Instituti Demokratik i Kosovës (IKD) ka vlerësuar se seanca...

Qeveria miraton projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e tetë...

Singi ka gati albumin e ri, zbardhen bashkëpunimet me ikonat e estradës

Reperi pejan, Singullar, ka gati albumin e tij më...

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, njëherësh raportuese për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek ka mirëpritur propozimin 5-pikësh të deputetëve Vjosa Osmani dhe Ilir Deda dhe përkrah këtë draft për marrëveshje politike si një pikënisje të vërtetë të dialogut politik në mes të liderëve partiakë për të gjetur një zgjidhje politike që rikthen funksionalitetin në Kuvendin e Kosovës.

Lunacek, siç raporton Koha.net, ka thënë se i vlerëson jashtëzakonisht shumë përpjekjet e deputetëve Osmani dhe Deda, dy deputetë nga grupe të ndryshme parlamentare – njëri pjesë e qeverisë e tjetri pjesë e opozitës – të cilët, sipas saj, në një përpjekje të përbashkët vërtetë evropiane kanë arritur të shkruajnë një propozim të vlefshëm dhe shumë racional “të cilin kërkoj që ta pranojnë të gjitha partitë në Kosovë, qofshin ato opozitare apo qeveritare”.

“Pajtimi për këtë propozim do të ishte mënyra e duhur për t’iu kthyer një mënyre paqësore të negociatave dhe debatit parlamentar dhe të mos dëmtohet më tutje imazhi i Kosovë jashtë me eskalim të mëtejshëm të dhunës”, ka thënë Lunacek, raporton Koha.net.

“Kjo e fundit [eskalimi i mëtejshëm i dhunës] do ta bënte shumë të vështirë argumentimin e miqve të Republikës së Kosovës për integrim të mëtejshëm të shtetit më të ri evropian në BE, veçanërisht kur kemi të bëjmë me bindjen e Ministrave të Brendshëm vitin e ardhshëm – pasi Komisioni [Evropian] me gjasë do t’ia jap dritën e gjelbër Këshillit [të Evropës] në dhjetor – që ta japin dritën e gjelbër për liberalizim vizash”, ka përfunduar ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz