Lumezi, i cili tha se u njoftua nga media për përgjimet por se ende nuk ka marrë ndonjë shkres zyrtare, deklaroi se do të analizohen në detaje përgjimet për të parë nëse ka elemente për nisjen e hetimeve për vepër penale.
“Me sa jam i njoftuar përgjimet janë bërë nga prokuror kompetent lidhur me një rast që ka qenë duke u zhvillur, e që kanë dal nga aty”, tha Lumezi.
“Sa i përket ndjekjes penal përgjimet kanë qenë në duart e prokurorëve të cilët kanë dhënë autorizim zyrtar për përgjime, ata do ta shikojnë nëse paraqesin elemente të veprës penale”, deklaroi Lumezi në emisionin Zyra e Ankesave të RTV Dukagjini.













