BallinaLuksi i Ronaldos, blen një avion privat prej 19 mln eurosh

Luksi i Ronaldos, blen një avion privat prej 19 mln eurosh

Duhet akoma dhe një muaj para Krishtlindjeve, por Kristiano Ronaldo i ka bërë vetes një dhuratë shumë të çmuar. Sipas asaj që shkruan shtypi portugez, ylli i Real Madridit ka blerë një avion të vogël privat prej 19 milionë eurosh, i adaptuar në çdo detaj dhe në gjendje të presë deri dhjetë pasagjerë.

Avioni, një tip “Gulfstream G200 Business Jet” është i teknologjisë më të fundit dhe mund të arrijë në një shpejtësi deri në 900 km/h.

Në brendësi të tij ka pak nga të gjitha: nga tualetet e ndara për pasagjerët dhe ekuipazhin, te dhomat e gjumit, frigobar, telefona, internet dhe një zonë restoranti.

“Jet”-i i kampionit portugez, ka nisur menjëherë fluturimet dhe është parë të ulet në Londër, ku CR7 ka prezantuar filmin e tij autobiografik “Ronaldo”.

- Advertisement -