back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLuksemburgu mbështetë Kosovën me 30 milionë euro për periudhën 2017-2020

Luksemburgu mbështetë Kosovën me 30 milionë euro për periudhën 2017-2020

Të ngjajshme

Edhe Përparim Rama merr pjesë në protestë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, po merr...

Gucati: Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, por dhunë politike

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së ka folur në protestën...

Sami Lushtakun e Ramiz Lladrovcin ‘i bashkon’ protesta kundër Gjykatës Speciale

Sami Lushtaku dhe Ramiz Lladrovci janë parë sot pranë...

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim delegacionin nga Dukati i Madh i Luksemburgut, i udhëhequr nga Ministri për Bashkëpunim Zhvillimor dhe Punë Humanitare, z. Romain Schneider.

Gjatë takimit, u diskutua progresi dhe sfidat në zbatimin e asistencës paraprake të Luksemburgut në Kosovë, në fushën e arsimit profesional, shëndetësisë dhe ujërave. Në takim gjithashtu u diskutuan edhe fushat e reja të cilat do të gjejnë mbështetje nga asistenca e ardhshme e Luksemburgut.

Sa i përket sektorit të shëndetësisë, u shqyrtua progresi i arritur në reformat e sistemit shëndetësor dhe implementimit të strategjisë së shëndetësisë. Gjithashtu delegacionet diskutuan reformën e sigurimeve shëndetësore, si dhe themelimin dhe funksionalizimin e Odave për profesionet e shëndetësisë. Në arsim u shqyrtua progresi i arritur në funksionalizimin e Agjencisë së Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Qendrave të Kompetencës dhe gjithashtu delegacionet diskutuan për mbështetjen e mëtutjeshme të tyre.

Në takim gjithashtu u diskutua që tanimë nga asistenca e Luksemburgut do të mbështeten edhe disa fusha të reja, sikurse mbështetja ndaj shoqërisë civile, mbështetja institucionale ndaj Ministrisë së Integrimit Evropian për procesin e implementimit të kritereve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, si dhe mbështetja për Ministrinë e Financave mbi implementimin dhe adoptimin e standardeve ndërkombëtare dhe evropiane, si dhe ofrimi i ekspertizës së shtetit të Luksemburgut në sektorin financiar.

Në fund të takimit u nënshkrua marrëveshja bilaterale si dhe memorandumi i mirëkuptimit në vlerë prej 30 milionë euro në shëndetësi, arsim, ujërat, si dhe përkrahje për procesin e integrimit evropian dhe shoqërisë civile. Këto mjete Luksemburgu ia ofron Kosovës për periudhën 2017-2020.

- Advertisement -

Të Fundit