back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëLukashenko e luan ekspertin: Lufta, e mundshme vetëm në këtë rast

Lukashenko e luan ekspertin: Lufta, e mundshme vetëm në këtë rast

Të ngjajshme

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, tha të premten gjatë një fjalimi në kuvendin se vendi i tij nuk ka interes për luftë.

Megjithatë, ai tha se konflikti do të shpërthente vetëm nëse Bjellorusia ose aleatja e saj e ngushtë, Rusia, sulmohen drejtpërdrejt, shkruan France24, përcjell Gazeta Express.
Bjellorusia dhe Rusia kanë planifikuar që të mbajnë ushtrime të përbashkëta ushtarake muajin e ardhshëm në Bjellorusi, shtet që kufizohet edhe me Ukrainën. Rusia, përpos në Bjellorusi, ka grumbulluar mijëra ushtarë edhe afër kufirit lindor të Ukrainës.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Rusi, John Sullivan, tha se madhësia e trupave të grumbulluara ruse afër kufirit të Ukrainës do të mundësonte pushtim me pak paralajmërim.

Ai gjithashtu paralajmëroi se sanksionet ekonomike ndaj Rusisë do të ishin vetëm një pjesë e përgjigjes së Perëndimit, nëse ushtria ruse do ta pushtonte Ukrainën. Në masa të tjera do të përfshiheshin kontrollimi i eksportit, parandalimi i futjes në operim të gazsjellësit të ri mes Rusisë e Gjermanisë dhe mbrojtja më e madhe e aleatëve në Evropë.

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike për uljen e tensioneve, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pritet të zhvillojë të premten një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha për Radio RTL se i përket Putinit që të thotë nëse dëshiron konsultime apo ballafaqim./Përktheu: Nasuf Abdyli

Të Fundit

Sport

ShowBiz