Superylli slloven i NBA-së, Luka Doncic, ka nënshkruar një marrëveshje zyrtare për të qëndruar me Los Angeles Lakers për edhe tre vite të tjera.
Kontrata e re kap vlerën e 165 milionë dollarëve dhe pritet të bëjë Doncicin një nga lojtarët më të paguar.
Ky lajm ka shokuar fansat e basketbollit pasi basketbollisti ishte përfolur për një rikthim të mundshëm në Dallas Mavericks ose për një transferim në një ekip tjetër pretendent për titull.
Lakers, me këtë lëvizje të guximshme, tregojnë qartë synimet për të ndërtuar një skuadër të fuqishme me yllin slloven.