back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaSportLuis Enrique: Ishim katastrofikë, ja kush është fajtori…

Luis Enrique: Ishim katastrofikë, ja kush është fajtori…

Të ngjajshme

“E di që kam dalë e keqja jashtë”, Brikena flet pas sqarimit me Mateon

Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm,...

Lamine Yamal shënon gol të bukur, Barcelona në epërsi

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Luis Enrique ka folur në një intervistë “flash” në “TV3”, pas humbjes 3-0 ndaj Juventusit. Trajneri katalanas ishte shumë i ashpër: “Jo vetëm rezultati, por loja në pjesën e parë ka qenë katastrofike. Ajo ishte si një e treta e ndeshjes PSG-Barça. Kjo është një gjë serioze, shumë serioze. Kemi për ta analizuar punën me topin dhe ndeshjen në përgjithësi. Sa i takon pozicionimit, disa gjëra ishin nën nivelin e kërkuar. Kjo është përgjegjësia ime, por intensiteti i veprimeve me top u mbetet lojtarëve. Kjo ndeshje u kthye në një makth për ne. Sidoqoftë, jemi mësuar me kësi dështimesh, nuk duhet të dorëzohemi. U munduam të bëjmë ndryshim dhe mendoj se loja shkoi më mirë në pjesën e dytë. Në këtë fraksion loje kemi qenë të barabartë, ose më të mirë se Juve”.

Më pas, në dhomën e shtypit, ai u përgjigj para gazetarëve: “Asgjë nga ato që kemi praktikuar në stërvitje nuk treguam në fushë, në 45 minutat e para. E vështirë për ta shpjeguar këtë gjë. Pozicioni ynë ka qenë katastrofal, ndërsa vetë marr përgjegjësitë 101%. Ndeshja e kthimit? Tani nuk kam asnjë dëshirë për të menduar, por nesër do të jetë koha për të analizuar gjithçka. Duke rregulluar gabimet mund të ringrihemi. Situata është e qartë tashmë: na duhet të shënojmë së paku tre gola në kthim, pa pësuar asnjë të tillë, për të shkuar në shtesë. Nëse shënojmë katër gola, bëjmë përmbysjen e radhës. Jam optimist nga natyra dhe duhet të mos e kalojmë kohën në zi. Jam i fajësuar 101% dhe, së paku, kam nevojë për disa orë reflektim, deri në mëngjes, pastaj të fillojmë e të mendojnë për një tjetër përmbysje. Si e pashë Juven dhe Alves? Nuk e di nëse unë mund të gjykoj dallimin në mes të kësaj Juve dhe asaj të dy viteve më parë, por kjo skuadër është shumë e bukur. Bardhezinjtë kanë bërë një ndeshje të nivelit të lartë, me personalitet. Edhe Dani Alves ka bërë atë, që ka bërë gjithmonë. Ai është një lojtar i madh.”/telesport.al

Të Fundit

Sport

ShowBiz