Luis Diazi po shkëlqen te Bayern Munichu në aspektin sportiv, por po përballet me një vështirësi të veçantë që lidhet drejtpërdrejt me kontratën e tij.
Pasi ndihmoi Liverpoolin të fitonte Premierligën në sezonin e parë të Arne Slotit, Diazi u transferua te kampionët e Bundesligës për 65.5 milionë paund, duke firmosur një kontratë katërvjeçare.
Kolumbiani është përshtatur shpejt në skuadrën e drejtuar nga Vincent Kompany, duke regjistruar 19 gola dhe 15 asistime në të gjitha garat.
Megjithatë, jashtë fushës ai ka hasur vështirësi, veçanërisht me gjuhën.
Gjuha amtare e Diazit është spanjollishtja; ai mësoi portugalisht gjatë kohës te Porto dhe pak anglisht gjatë periudhës te Liverpooli.
Në një intervistë për “Sky Deportes”, ai pranoi se gjuha mbetet “gjëja më e vështirë” në procesin e adaptimit.
Sipas një raporti të “BILD”, të cituar nga “beIN Sports”, në kontratën e Diazit ekziston një “klauzolë gjuhe”, e cila e detyron atë të ndjekë kurse për përmirësimin e gjermanishtes.
Kjo është një detyrim zyrtar i përfshirë në dokument dhe duhet respektuar.
Marrëveshja parashikon dy ose tre seanca gjuhësore në javë dhe lojtarët përkatës duhet të tregojnë progres.
Në rast se nuk evidentohet përmirësim i dukshëm, mund të aplikohen gjoba financiare që variojnë nga 5,000 deri në 50,000 euro, në varësi të nivelit të përmbushjes së detyrimeve.