back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeLugina ndërron klasën politike

Lugina ndërron klasën politike

Të ngjajshme

“Jemi gëzuar shumë”, djali i Isni Kilajt pas lirimit të babait

Familja e Isni Kilaj  thotë se lirimin e tij...

Ozil premton se do të vije në Kosovë, nëse…

Mesut Ozil ka premtuar se do të vjen në...

Sylvinho beson te kualifikimi në Botëror: Forca jonë është bindja te lojtarët

Shqipëria po jeton një moment historik dhe në vend...

Avdyli: Kemi pasur fitore bindëse, por ishte e pamundur ta bëjmë qeverinë vet

Ish-deputeti nga lista e LVV-së, pjesë e partisë Guxo,...

Fati që kishte ndjekur gjashtë vjet më parë Riza Halimin, duke mbetur në opozitë edhe pse kishte fituar zgjedhjet lokale, po pritet ta ndjekë edhe Ragmi Mustafën, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Preshevë.

Ky i fundit do të mbetet në opozitë, pasi Alternativa për Ndryshim siç ka marrë vesh “Zëri” do të lidhë koalicion me Partinë për Veprim Demokratik, për të lënë në opozitë partinë e Ragmi Mustafës.

Subjekti i këtij të fundit ka fituar 5521 vota, duke lënë mbrapa Alternativën me një diferencë të ngushtë prej vetëm 946 votash, apo me gjithsej 4575 vota.

Por, sipas burimeve të gazetës “Zëri”, është partia e tretë – PVD, me gjithsej 4088 vota, ajo që nuk do të lidhë kurrsesi koalicion me PDSH-në e Mustafës, duke e lënë atë në opozitë.

PVD: Përveç me PDSH-në, jemi të hapur për koalicione

Ardita Sinani, kryetare e degës së PVD-së për Preshevë, ka thënë për “Zërin” se përveç me Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH) me subjektet tjera janë të hapur për koalicione.

“Ende nuk e kemi mbajtur mbledhjen e kryesisë dhe nuk kemi biseduar në lidhje me këtë çështje me asnjë subjekt. Nuk kemi marrë as sinjale nga partitë tjera. Por, do të jemi të hapur për të gjithë, përveç PDSH-së”, ka thënë Latifi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz