Një film i inspiruar nga një serial antiamerikan shumë popullor në Turqi do të vërë në skenë puçin e dështuar të 15 korrikut kundër presidentit Erdogan me, si personazh kryesor, një “James Bond turk”.
Shoqëria e prodhimit “Pana Film” që ka realizuar tre filma të suksesshëm të inspiruar nga seriali “Valley of the Wolves” (Lugina e Ujqërve), dha këtë njoftim sot në median turke.
“Si përgjigje ndaj një kërkese të lartë të opinionit tonë publik, kompania jonë vendosi të bëjë filmin ‘Kurtlar Vadisi-Darbe’ (Lugina e Ujqërve-Puç)”, njoftoi Pana Film.
Lexo edhe179 vjetori i fotografisë së parë
















