back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLufta për liri, përjetimet e ish-ushtarëve të UÇK-së nga përballja me armikun

Lufta për liri, përjetimet e ish-ushtarëve të UÇK-së nga përballja me armikun

Të ngjajshme

FSK organizon trajnime dhe vlerësime praktike për kadetët në Badovc dhe Koliq

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët për dy aktivitete të...

OBSH-ja sheh rrezik të ulët të përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë

Ekziston një rrezik i ulët i përhapjes së virusit...

Ilir Ferati në 16-vjetorin e shuarjes së Fadilit: Rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh

Sot shënohet 16-vjetori i shuarjes së Fadil Feratit, ish-kryetarit...

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

ormimi i Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës ishte domosdoshmëri e kohës. Krahas vendeve tjera, kjo ushtri është shtrirë edhe në rajonin e Shalës së Bajgores, ku u formua zona Operative e Shalës, Brigada 141 “Mehë Uka”, raporton emisioni #gjesi në T7.

Nëpër këto dyer e këto korridore kanë kaluar mbi 1.200 ushtarë të Zonës së Shalës, ku më vonë ky vend do t’i priste edhe ushtarët e Zonës së Llapit.

Ky objekt i cili është̈ dëshmitar i shumë ngjarjeve gjatë luftës, është̈ shfrytëzuar për shumëçka.

Në katin e parë, atë̈ kohë ka qenë një depo e armatimeve, kuzhina ku ushtarët hanin vaktet e bukës, e që për dikë ishte i fundit.

Po ashtu, në ketë̈ kat kanë qenë edhe zyrat e eprorëve të ushtarëve.

Ndërsa, në katin e dytë kanë qenë dhomat e ushtarëve. Në një dhomë kanë bërë gjumë 10 ushtarë.

Mustafë Ibishi, i cili në atë kohë ka qenë vetëm 18 vjeç, i ka takuar Njësisë Speciale të Brigadës. Edhe pse i ri në moshë, dashuria e madhe për vendin ka bërë që ai të mos dorëzohet.

Tash pas 2 dekadave, ai rrëfen se si për një kohë të gjatë nuk e kishte takuar fare familjen.

Ndërkaq, Emin Musa, i cili ishte ndihmëskomandant për personel, tregon se si për asnjë̈ moment nuk i ka lënë̈ ushtarët vetëm.

Por, përjetimi i tij më i rëndë̈ ishte kur iu plagos rëndë̈ djali gjatë luftës.

Musa, më pas rrëfen momentin kur arriti në spital për ta parë djalin me sytë̈ e tij. Lulin e kishin plagosur bashkë me një̈ ushtar nga Zona e Llapit, raporton emisioni #gjesi në T7.

Edhe kjo shkolle,̈ e cila gjendet në fshatin Bajgorë, ka shërbyera si kazermë ushtarake që nga shtatori i 1998-s deri më një maj të ’99-s.

Në këtë hapësirë̈ gjeografike e zhvilloi aktivitetin luftarak Zona Operative e Shalës, e cila kufizohej me Zonën Operative të Drenicës dhe Zonën Operative të Llapit.

Rrëfimet mbeten dëshmia e gjallë e asaj që populli i Kosovës ka përjetuar gjatë luftës. Emocioni është̈ pjesë e pashmangshme e secilit që i ka jetuar ato ditë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz