back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmeLufta me flakët – Kosova i vetmi vend i rajonit jashtë Mekanizmit...

Lufta me flakët – Kosova i vetmi vend i rajonit jashtë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së

Të ngjajshme

Fantastike: Dinamo City e eliminon gjigantin kroat, Hajduk Split

Dinamo City ka arritur kualifikimin historik në play-off të...

Beqa publikon listën e PDK-së për Asamble Komunale të Gjakovës

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë dhe njëkohësisht...

Zjarri i madh përfshin Sllatinën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi në vendngjarje

Një zjarr i madh ka përfshirë Sllatinën e Vushtrrisë....

Nga Spanja deri në Turqi, Evropa Jugore po i përjeton ditët më të vështira të vitit në luftë me flakët e pamëshirshme që tashmë kanë shkrumbuar 440 mijë hektarë kryesisht pyje.

Deri më tani, është misioni paqeruajtës i KFOR-it që ka bërë që vatrat e zjarreve në Kosovë të pakësohen e gjendja sado kudo të jetë nën kontroll.

Me shërbimet zjarrfikëse të lëna pasdore, vendi ynë çalon keq kur vjen puna për t’u përballur me emergjenca e fatkeqësi natyrore. Kosova është shteti i vetëm në rajon që nuk është pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

14 gusht 2025 – Evropa Jugore po përcëllohet keq nga lufta me zjarret.

Ekipe zjarrfikësish prej Portugalisë e Spanjës e deri në Mal të Zi, Kosovë, Shqipëri, Greqi e Turqi po përballen me qindra vatra të pashuara zjarresh në temperatura mbi 40 gradë celzius që kanë kapluar pjesën më të madhe të kontinentit.

Edhe vendi ynë është në ‘unazën’ e zjarrit ndonëse në përmasa më të vogla.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, vetëm gjatë javës së fundit në Kosovë u raportuan 633 raste zjarresh fushore e malore – së paku deri të mërkurën janë raportuar nëntë zjarre aktive.

Larg më e rëndë paraqitet gjendja në Shqipëri në vende si Delvina, Poliçani e Gramshi ku masive të tëra pyjore janë shkrumbuar nga flakët.

Sipas një të dhëne të ndarë nga Sistemi Evropian për Zjarret në Pyje, deri më tani në Shqipëri janë shkrumbuar 49 mijë hektarë pyje.

Me një të vdekur deri më tani e dëme të shumta në bujqësi, blegtori, autoritetet shtetërore kanë filluar marrjen e masave për të penalizuar rastet e zjarrvënieve të qëllimshme.

Kështu, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se nga qershori e deri më sot janë identifikuar 137 autorë zjarrvëniesh. Prej tyre, 46 janë arrestuar dhe 91 po hetohen në gjendje të lirë.

Masa ndaluese ka ndërmarrë edhe Maqedonia e Veriut e cila nga 1 korriku ka ndaluar lëvizjen nëpër pyje. Kjo masë, e cila vlen deri në fund të gushtit, është menduar si një mënyrë për të pakësuar rastet e zjarreve prapa të cilave qëndron faktori njeri.

‘Kijamet’ deri të hënën


Të dhënat nga Qendra Kërkimore e BE-së bëjnë me dije se këtë vit në Evropë janë djegur 439,568 hektarë që është larg më shumë sesa shifra prej 188,643 hektarësh për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sivjet janë identifikuar 1,628 zjarre krahasuar me 1,089 të një viti më parë, transmeton nacionale.

Gjendje alarmante vazhdon të jetë edhe në Greqi ku më shumë se 150 zjarre të reja janë identifikuar, rrethanë kjo që ka bërë të përfshihen 4,850 zjarrfikës në një luftë shumëfrontëshe me flakët.

Sipas meteorologëve, nxehtësia e rrezikshme është pasojë e sistemit me trysni të lartë, ajrit të thatë mbi kontinent, dhe gjendja mund të zgjasë në disa vende deri të hënën.

Ekspertë thonë se ndryshimet klimatike kanë shtuar gjasat për këso nxehtësie të skajshme.

Temperaturat e larta abnormale të kësaj vere po kontribuojnë në intensitetin e zjarreve duke e bërë vegjetacionin më të thatë e më të gjasshëm për të marrë flakë.

Zjarrfikësit, heronjtë e harruar

Beteja me flakët në Kosovë është përballuar falë angazhimit të njësive profesionale zjarrfikëse si vijë e parë e reagimit, të pasuar nga drejtoritë komunale të emergjencave dhe agjencive të tjera përkatëse.

Mungesa e avionëve dhe helikopterëve për zjarrfikje është përmendur shpesh si problem kronik i vendit në ballafaqim me situata emergjente – sidoqoftë, ndërhyrjet e KFOR-it, në Kqiq të Vogël të Mitrovicë dhe Meshinë të Dardanës, kanë ndihmuar në reduktimin e masës së zjarreve.

Sivjet, Komuna e Prishtinës ka themeluar Shoqatën Vullnetare për Zjarrfikje dhe Shpëtim duke hapur kështu thirrje për t’u regjistruar vullnetar për raste emergjencash.

Gazepi i sivjetmë është bërë shkas që të vihet në pah gjendja e rëndë e shërbimeve zjarrfikëse në vend: paga të ulëta, mungesë pajisjesh themelore e uniformash të denja, pa sigurim shëndetësor e shtesa për rrezikshmërinë dhe gjendje e paqartë e statusit ligjor.

Gjatës ditës, Sindikata e Pavarur e Adminsitratës së Kosovës (SPAK) ka publikuar disa kërkesa në adresë të Qeverisë së Kosovës: rregullim i menjëhershëm i statusit ligjor të zjarrfikësve; sigurim i pagave dinjitoze dhe shtesave për rrezikshmërinë; garantim i sigurimit shëndetësor për secilin zjarrfikës; investim urgjent në pajisje moderne, uniforma dhe kushte të sigurta pune; dhe trajtim i zjarrfikësve si profesionsite të sigurisë.

Pa Mbrojtjen Civile të BE-së

E kushtet e rënda të zjarrfikësve nuk janë e vetmja pikë e dobët e vendit në luftën përballë emergjencave dhe të papriturave.

Vendet fqinje në rajon, ashtu si edhe ato të BE-së, nga java e kaluar kanë aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së.

Ky mekanizëm është aktivizuar tashmë 16 herë gjatë stinës së zjarreve.

Por Kosova është i vetmi vend i rajon që nuk është pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile.

Shqipëria është bërë pjesë e këtij sistemi
 të menaxhimit të rreziqeve të fatkeqësive në nëntor të vitit 2022.

Edhe para anëtarësimit, Shqipëria kishte përfituar ndihma e mbështetje nga ekipet e Mbrojtjes Civile të BE-së në kohën e tërmetit të vitit 2019 si dhe goditjes nga zjarret verore gjatë viteve të fundit.

Në nëntor të 2021-s, Komisioni Evropian e themeloi Mekanizmin për Mbrojtje Civile të BE-së.

Ky mekanizëm synon që të fuqizojë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes civile mes vendeve të BE-së dhe 10 shteteve pjesëmarrëse.

Cilido vend i goditur nga ndonjë fatkeqësi, në Evropë ose jashtë saj, mund të kërkojë ndihmë emergjente përmes këtij Mekanizmi.

Nga vendet fqinje në këtë Mekanizëm janë edhe Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Turqia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz