Kryeministri në detyrë i Kosovës, dhe njëkohësisht kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti sot përmes një videomesazhi, në Javën Kundër Korrupsionit, ka folur për vepra “super korruptive” që ai thotë se i kanë bërë qeveritë e kaluara.
Ai ka thënë se pesë vite më parë, kur VV e ka marrë mandatin qeverisës përveç një perceptim apo realit, ishte një sistem i ngritur për t’i mbrojtur dhe pasuruar zyrtarët e korruptuar.
I pari i Qeverisë në detyrë, thua se qytetarët i larguan me votë politikanët e korruptuar, ndërsa thotë se ata e çmontuan sistemin që i mbronte ata.
Ai thotë se ata kanë ndryshuar kornizën ligjore dhe kanë deponuar qindra lëndë në Prokurori, kanë miratuar pakon e ligjeve kundër korrupsionit që thotë se janë të ndërlidhura me të ardhurat, dhuratat dhe deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publikë. Kurti gjithashtu tha se e kanë qartësuar mandatin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe se brenda këtyre pesë viteve kanë miratuar dy herë Ligjin për Byronë Shtetërore për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme.
Por derisa fliste për korrupsion duke lexuar brenda Qeverisë, Kurti nuk përmendi fare faktin se shumë ministra e zyrtarë të tij vazhdojnë të hetohen pikërisht për vepra korruptive, e se ky i fundit nuk u paraqit për të dëshmuar pikërisht për një rast të tillë.
Por qytetarët kanë vendosur t’ia bëjnë me dije realitetin Kurtit, edhe atë në postimin ku flet për siç thotë ai “arritjet në luftën e korrupsionit”.
Komentuesit i kanë treguar Kurtit se në fakt korrupsioni veçse u rrit./Lajmi.net/

